Ka nisur mbledhja e KLGJ-së, ku do të vendoset fillimi i funksionimit të Gjykatave të Posaçme për gjykimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sot kemi parashikuar në rend dite vetëm një çështje të rëndësishme për ngritjen e Gjykatës së Posaçme. Një falenderim i shkon partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e këtij procesi”, është shprehur Naureda Llagami.

Do të kryhet shqyrtimi i projektvendimeve për caktimin e përhershëm të pesë gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar për:

  1. Gjyqtare Albana Boksi
  2. Gjyqtare Nertina Kosova
  3. Gjyqtare Saida Dollani
  4. Gjyqtar Dhimitër Lara
  5. Gjyqtar Sokol Binaj

Si dhe do të kryhet shqyrtimi i projektvendimeve për caktimin e përkohshëm të trembëdhjetë gjyqtarëve, për gjykimin e veprave penale të korrupsionit për:

  1. Gjyqtar Nure Dreni
  2. Gjyqtare Daniela Shirka
  3. Gjyqtare Etleva Deda
  4. Gjyqtare Flora Haredinaj
  5. Gjyqtare Irena Gjokaj
  6. Gjyqtare Marsela Balili
  7. Gjyqtare Miliana Muccaj
  8. Gjyqtar Ardit Mustafaj
  9. Gjyqtar Bib Ndreca
  10. Gjyqtar Fran Prendi
  11. Gjyqtar Klodian Kurushi
  12. Gjyqtar Sandër Simoni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA