Ervin Kondili është kandidati i tretë dhe i fundit që garon për kreun e SPAK. Në KLP ka nisur intervistimi i tij pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

Ashtu si edhe dy të tjerët Kondili ka shpalosur vizionin e tij: “Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH do të vijë si plotësuese e SPAK. Garantimi total i pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti i ndryshuar i prokurorëve është larg centralizimit të dikurshëm.

Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qellim i përbashkët i gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë e tjera ligjzbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet më të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhënia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunuese sigurisht pa cenuar sekretin hetimor“.

I pyetur se cila është arma e tij më e fortë me dy kandidatët e tjerë ai tha: “Kam eksperiencë prej 15 vitesh si prokuror, por asnjëherë drejtues. Por kjo nuk më demotivon, pasi bazohem në të gjithë eksperiencën time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt i hetimit të një çështje”.

“Krimet e Rënda kanë patur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK”, tha Kondili i pyetur për këtë strukturë që po shkrihet tanimë.

Por a do të kthehet hetimi pasuror në bumerang për ata që nuk kanë patur mundësi ta dokumentojnë në atë kohë?

Një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale“, iu përgjigj Kondili Tartar Bazajt.

Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimi penal“, tha Kondili i pyetur për ndjekjen e hetimeve pasurore.

I pyetur nëse përben një rrezik për dekonspirim fakti që ligji parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore përveç BKH, Kondili tha: “SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për tu formuar. Do të duhet bashkëpunim me policinë e shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjensi të tjera policore sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit”.

EURALIUS e pyeti Kondilin se si do vepronte si administrator i kësaj strukture: “Si drejtues administrativ i SPAK, do të ndiqen të gjitha parashikimet e ligjit për funksionimin e SPAK. Drejtuesi nuk mund të ndërhyjë në pavaresinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturë”.

Kondili u pyet nga Michel Lacomy e OPDAT se cila është mënyra më e mire e bashkëpunimit midis prokurorëve dhe hetueseve në SPAK, ku ai tha: “Ky bashkëpunim duhet të bazohet në një marrëdhënie reale midis te dyve, bazuar në besim, profesionalizëm. Së bashku përgjigjen për një qëllim të përbashkët”.

  Gara për kreun e SPAK/ Arben Kraja shpalos arsyet pse duhet të jetë drejtuesi: Do jem agresiv

  “Drejtuesi i SPAK”/ Altin Dumani shpalos vizionin: Të gjithë do ndëshkohen pavarësisht postit që kanë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA