Mori Tiranën përkohësisht deri në gjetjen e një trajneri për vijimin e sezonit, pro në dy ndeshje në stolin bardheblu, Egbo ka shijuar vetëm fitore, duke ngjitur skuadrën në vendin e tretë me 25 pikë, aq sa kanë edhe Laçi e Partizani.
Në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, Egbo deklaroi se do të drejtojë bardheblutë deri në ndeshjen me Laçin dhe më pas pret t’i rikthehet punës si trajner portierësh.
Duhet të jeni i kënaqur për pikët, por jo për lojën…
E dija që do të ishte kështu në ndeshjen e sotme, pasi ndaj Partizanit shpërdoruam shumë energji. E dija që në pjesën e parë do të ishin disi të ngathët, por me rëndësi kishte të merrnim tre pikët, që ishte edhe objektivi ynë. ‘
Sa ndikuan edhe mungesat në këtë takim?
Edhe kjo peshoi shumë, pasi na mungonte gjysma e ekipit dhe shumë lojtarë luanin për herë të parë nga fillimi, ndaj them që kishte rëndësi të merrnim tre pikët.
A është ndeshja me Laçin e fundit si trajner, apo do të donit të vazhdonit edhe në janar?
Do të drejtoj Tiranën deri në ndeshjen me Laçin dhe pastaj do të bisedojmë me presidentin, pasi e kam thënë edhe më herët që për arsye personale e shëndetësore, nuk dua të jem trajner i parë.
Pse mungoi Osmani sot? A do t’ju vinte keq nëse do vinte një trajner tjetër që do të kishte një trajner portierësh tjetër në staf?
Osmani nuk është në formën më të mirë ndaj nuk luajti. Sa i përket pyetjes tjetër, unë nuk kam probleme. Vendimi i takon presidentit dhe duhet respektuar.
Top Channel