Cungu: U lejua lojë e ashpër, kundërshtarët na dhanë shumë shqelma

18/12/2019 22:35

Laçi u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertën mallakastriote ndaj Bylisit, humbja e tretë kjo që kur në pankinë është ulur Armando Cungu, ndërsa tekniku shkodran në intervistën e dhënë për Supersport akuzoi se arbitri toleroi një lojë më të rëndë sesa normalja.

Pse ndryshuat skemë sot?
Të them të drejtën, vendosja erdhi si pasojë e mungesës së Shehut. Duke luajtur në një fushë të nxehtë, mendova të luaja me 3-4-3. Normalisht, duhej t’i prisnim në mesfushë dhe të shfrytëzonim hapësirat e kundërshtarit. Kundërshtari nuk krijoi probleme serioze për sa i përket lojës. U tejkalua dhe fair-play në disa raste.

A mendoni se Bylisi luajti vërtetë ashpër sot?
E kisha parasysh. Mora masa të mblidheshim mbrapa. Ekipi jonë ka më tepër cilësi. U penalizuam me karton, kjo ma bëri të tërhiqeshim. Jam dakord që futbolli është sport burrash, por ka rregulla. Këto rregulla nuk u zbatuan. Nwabueze kaloi lojtarin kundërshtar, iu bë faull dhe s’u dha fare karton. Gjithsesi, i lumtë kundërshtarit! Edhe arbitrat janë nën trysni, njësoj si ne dhe lojtarët.

Keni kritika për gjykimin e ndeshjes?
Të thashë futbolli është lojë burrash, e them troç kishte momente që arbitri duhej të ndërhynte për të mos lënë këtë lojë të tillë. Disa herë lojtarët tanë goditeshin shkelma dhe duhej të hidheshin për të shmangur goditjet”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA