Flamengo është skuadra e parë finaliste e botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Katar. Skuadra braziliane, kampione e Copa Libertadores, mundi jo pa vështirësi në gjysmëfinale Al Hilal ku aktivizohet edhe italiani Sebastian Giovinco që kishte një lloj minisfide brenda kësaj sfide me Gabigol.

Flamengo në pjesën e parë nuk zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe ishte e parashikueshme në lojën e saj, ndërkohë që krejt ndryshe u paraqit Al Hilal që në minutën e 18 mori edhe avantazhin në këtë përballje me Al Dawsari pas një aksioni që nisi pikërisht nga Giovinco, një avantazh të cilën skuadra saudite e ruajti deri në mbylljen e pjesës së parë. Por pas pushimit të ndeshjes, në fushën e lojës u pa një tjetër Flamengo që barazoi rezultatin që në minutat e para të pjesës së dytë me De arrascaeta, në një aksion të nisur nga Gabigol.

Në minutën e 78 brazilianët përmbysën gjithçka teksa shënuan golin e dytë me Bruno Henrique, ndërkohë që një autogol i Ali Albulayhi i dha mundësinë Flamengos që të mbyllë ndeshjen 3-1 dhe të kalojë ne finalen e Botërorit të Klubeve ku do të presë fituesin e sfidës Liverpool-Monterrey që do të luhet sot në 18:30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA