Flamurtari mori humbjen e radhës në kryeqytet dhe tani mbetet në vendin e fundit me 6 pikë, 5 më pak sesa Luftëtari i parafundit, ndërsa trajneri Birçe deklaroi se skuadra në pjesën e dytë ra psikologjikisht e fizikisht, ndaj nuk ia doli të ruajë barazimin.
Sa i zhgënjyer jeni për këtë humbje, që erdhi vetëm në 25 minutat e fundit të ndeshjes?
Unë mendoj se bëmë mirë në pjesën e parë, duke mbajtur portën të paprekur dhe duke krijuar disa mundësi shënimi. U përpoqëm, por në pjesën e dytë pësuam nëj rënie psikologjike dhe fizike, duke pësuar gola, ashtu si na ka ndodhur gjithmonë.
Si e patë momentin e penalltisë nga stoli?
Nuk e di, duhet parë me vëmendje, por mua nga stoli mu duk si ndërhyrje jashtë zone. Megjithatë sot duhet thënë se lamë për të dëshiruar shumë në dyluftime, vrapim de shpirt gare. Pjesët e dyta duhet të jenë në favor të ekipeve udhëtuese, pasi vendasit hyjnë nën presion, por sot ndodhi e kundërta, pasi nuk kemi lojtarë liderë dhe ramë psikologjikisht e fizikisht.
A ka një limit sakrifica juaj dhe e stafit?
Për hir të fanellës ne kemi vijuar të jemi të preokupuar dhe të përkushtohemi ndaj punës tonë, por duhet të shohim si do jetë strategjia e skuadrës në muajin janar, për të vendosur për të ardhmen.
Top Channel