
25/02 09:55
Barcelona dhe Real Madrid sonte do të luajnë El Clasicon e parë të këtij sezoni.
Katalunasit janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.
Të dy skuadrat vijnë pas barazimeve të arritura javën e kaluar. Skuadra e Valverde barazoi me Real Sociedadin, ndërsa djelmoshat e Zinedine Zidane arritën të barazonin rezultatin në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Valencisë.
Barcelona në këtë ndeshje pritet të renditet me sistemin 4:3:3 në këtë ndeshje, ndryshe nga Real Madrid i cili pritet të rreshtohet me sistemin 4:4:2.
Ja formacionet e mundshme:
Top Channel