“Kjo paketë nuk mund të miratohet, se Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, çfarë do iu thoni ju ndërkombëtarëve. Ndërkohë që ata ju kanë thënë të mos vazhdoni me këtë paketë”, kështu tha Rudina Hajdari në parlament ku edhe mazhoranca kërkon të kalojë paketën anti-shpifje.
“Shqipëria ka 30 vite që kërkon të ecë para, dhe një nga ato është kryesimi i OSBE-së, që është një mundësi shumë e mirë, prandaj rishiheni paketën, nuk po them që nuk ka nevojë për riformatim, por nuk duhet bërë nëpërmjet filtrit të pushtetit. Unë do mbroj kushtetutën, e di farë mirë se çfarë është bërë në këtë parlament”, tha Hajdari më tej.
Hajdari ka zbuluar në parlament edhe një bisedë me presidentin Meta:
” Isha te Meta dhe më tha: nuk bërë mirë, më ka ngelur hatri sepse më ke goditur. I thashë edhe mua më ka ngelur hatri me ju se keni bërë një gabim fatal, kur unë e dorëzova mandatin ju duhet të më kishit thirrur në zyrë, por lejuat për 8 muaj si PD-në dhe militantët të më deligjitimonin mua si e bija e Azem Hajdarit . Koha do i tregojë të gjitha. Tërhiquni sepse politika nuk duhet të jetë ajo që do kontrollojë median. Ju sot po kërkoni që të jeni mbi ligjin, prandaj ju kërkoj që t’i trajtoni këto çështje me shumë vëmendje. Rama ke akoma kohë ta rishikosh paketën”.
Top Channel