23/11 08:00
Ish-presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Pakistan mbi akuzat për tradhti.
Një vendim i tillë nuk ishte dhënë asnjëherë në Pakistan, një vend që historikisht është sunduar nga ushtria.
Ushtria reagoi pas vendimit duke thënë se duhet injoruar vendimi. Gjenerali Musharraf mori pushtetin me një grusht shteti në vitin 1999 dhe ishte president i Pakistanit nga viti 2001 deri në vitin 2008.
Dënimi nuk ka gjasa të kryhet. Gjeneralit Musharraf u lejua të largohej nga Pakistani në vitin 2016 dhe aktualisht ai ndodhet në Dubai.
Top Channel