E ka kthyer në traditë që nga koha kur shërbente si Ministër i Çështjeve Sociale, por edhe këtë vit kryebashkiaku Veliaj zgjodhi që 40 vjetorin e lindjes së tij ta festojë së bashku me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Veliaj ndau me të vegjlit momentet festive, teksa ka publikuar në profilin e tij në Facebook videon nga ky takim emocionues. “Nuk ka ndjesi më të bukur sesa të nisësh ditën me një surprizë të tillë!

Faleminderit fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” që më mbushën me energji pozitive dhe mirësi.
Çiltërsia dhe bujaria e tyre më ngroh zemrën.

Le të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin, sikurse këta fëmijë bëjnë për moshatarët e tyre, sepse vetëm kështu mund të rrisim një brez të mirë në një qytet të mirë”, shkruan Veliaj.

Pas një bisede të ngrohtë me ta, kreu i Bashkisë u shpërndau fëmijëve edhe dhuratat për Vitin e Ri, ndërsa u kërkoi që të arrijnë rezultate të larta në mësime.

Por, surprizat për të vegjlit nuk përfunduan me kaq. Ata vizituan më pas edhe “Fshatin e Festave”, i hapur në sheshin “Skënderbej”, ku u argetuan me lojërat e vendosura aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA