Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë burg pa afat për nëntë të arrestuarit e prokurorisë për pasojat në humbjen e 23 jetëve njerëzore në tërmetin e 26 nëntorit.

Prokuroria e Durrësit kërkoi vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 9 të ndaluarit gjë që dhe u vendos nga gjyqtari i seancës Paulin Çera.

Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Koloshi dhe Madrid Kullolli mbrojti para gjykatës tha se akuzat me të cilat po përballen këta persona para gjykatës janë për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve”, “Vrasja me dashje” dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Të arrestuarit dhe mbrojtja e tyre kanë kundërshtuar masat dhe akuzat si të padrejta dhe të pambështetura ndërkohë që përgjegjësit e vërtetë të këtij procesi ndodhen jashtë, të paprekur ende nga hetimi.

Të arrestuarit:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, (ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës)

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, (inspektor i INUK)

3-Albrend Qetka, 35 vjeç,(specialist ALUIZNI).

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, (shef konvaleshenca)

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i konvaleshencës së MB-së).

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, (pronar i Mira Mare, ndërtues informal)

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, (pronar i Tropikal, ndodhet në spitalin e Traumës).

8-Defrim Celami, 44 vjeç, (specialist i Aluiznit)

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, (studio private)

NË KËRKIM

Rasim Shehu, ndërtuesi i objektit të familjes Lala

Arben dhe Dëshira Qato pronarët e hotel Palmës

Artur Terziu, pronar i lokalit Baron’s poshtë pallatit 6-katësh ku humbën jetën 2 gra.

Flamur Gjuzi, ish drejtori i Aluiznit,

Artur Çela ish drejtor i inspektoratit ndërtimor urbanistik Durrës

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko (specialist ALUIZNI)

Skerdi Bello, specialist i Aluiznit

Në 2014, banorët e pallatit nr.1032 në lagjen 6 të Durrësit i kanë denoncuar punimet që po bëheshin për kthimin e apartamentit të katit të parë në lokal, por prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, duke favorizuar subjektin.

Avokati Ilia Ilia që ka denoncuar më parë dhe prokurorin Arjan Ndoja për keqtrajtim pas një konflikti për shkak të detyrës, akuzon prokurorinë për mosveprim që çoi dhe në pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Dëmtimet strukturore në muret mbështetëse dhe kolona nga pronari i lokal Baron’s Artur Terziu çuan në shembjen e dy kateve të para të pallatit të ndërtuar në fund të viteve ’80, duke shkaktuar dhe vdekjen e dy grave në rrënoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA