“Po të ishte pjesë e Realit, Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë”

17/12/2019 09:57

Agjenti portugez Joger Mendes është rikthyer të flas për çmimin e Topit të Artë, të cilin këtë vit e fitoi ylli argjentinas Lionel Messi.

Messi fitoi për të gjashtën herë, këtë trofe duke kaluar edhe portugezin Cristiano Ronaldon i cili është nën menaxhimin pikërisht të Mendesit.

Në këtë gala-mbrëmje të mbajtur në Itali, të organizuar nga Tuttosport, Mendes foli rreth klientit të tij, i cili përfundoi në vendin e tretë, pas Messit dhe Virgil van Djik.

“Në dy vitet e kaluara, Cristiano merito ta fitojë atë të paktën një herë. Nëse ai do të kishte luajtur për Madridin, ai do ta fitonte sërish. Ishte e padrejtë që Messi e fitoi atë. Cristiano gjithashtu fitoi Ligën e Kombeve, por kjo është jeta, të shohim se çfarë do të ndodhë në vitit 2020”, ka përfunduar Mendes./

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA