Ndizet pema në Gjirokastër, ndryshon dekori për festën e fundvitit
17/12/2019 12:29
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e fundvitit.
Ndezja simbolike e pemës së Krishtlindjeve u shoqërua me muzikë dhe argëtim në sheshin e sipërm të qytetit. Gati 300 dhurata u shpërndanë për fëmijë të shkollave të ndryshme të qytetit dhe të fshatit.
Gjirokastra pas shumë vitesh ka ndryshuar këtë vit dekorin për qendrën historike që do të përfaqësojë zemrën e qytetit për festat. Bizneset e kësaj zone kanë organizuar evente muzikore çdo fundjavë çka pritet t’i japë më shumë gjallëri funddhjetorit në qytet.
Top Channel