Bulqizë/ Afron festa, rriten çmimet, konsumatorët ankohen në tregje
17/12/2019 12:32
Në këtë prag festash në tregun e Bulqizës të gjitha fruta perimet kanë pësuar rritje të çmimeve. Banorët që preken nga rritja e çmimeve shprehen të pakënaqur për këtë dukuri që ndodh gjithmonë në fund të vitit.
Më të prekurit janë familjet të cilat trajtohen me një ndihmë ekonomike dhe pensionistët. Rritja e çmimeve këtë radhë ka ndikuar edhe tek minatorët të cilët punojnë në minierë, pasi rënia e çmimit të kromit ka ndikuar edhe në uljen e pagave të tyre. Banorët thonë se çmimet që rriten dita ditës, dhe të ardhurat e pakta vit pas viti i kanë varfëruar.
Tregtarët e Bulqizës, e justifikojnë rritjen e çmimeve si pasojë e taksave të larta, por edhe nga mungesa e vlerës monetare tek banorët.
Dëfrim Karaj
Top Channel