Deri më tani zjarret që kanë përfshirë Kontinentin Australian kanë regjistruar 6 persona të vdekur, qindra të plagosur si edhe shumë shtëpi të shkatërruara nga sasia e madhe e zjarrit.
Shumë institucione, vende, njerëz janë solidarizuar në këto ditë të tmerrshme që po kalon Australia. Por solidariteti i ofruar nga një grup shokësh myslimanë, është shumë i veçantë. Shokët kanë udhëtuar pesë orë për të shkuar pranë personave të prekur nga zjarri, për t’u ofruar atyre ushqim falas.
Jawad Nabouche, Talal Kanj, Belal Shmait dhe Malek Eid, kanë bërë një udhëtim prej 450 km në qytetin rual Willawarrin, për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë humbur gjithçka kishin nga zjarri.
Ata u larguan nga shtëpitë e tyre në Lidcombe, në perëndim të Syndey-t, para lindjes së diellit të shtunën e kaluar, të furnizuar në makinën e tyre me 30 kilogramë salçiçe dhe mish, bukë dhe 30 shishe ujë.
Banorët e Willawarrin i kanë falenderuar grupin e shokëve në rrjetet e tyre sociale, duke u shprehur se kjo është shembulli që duhet të ndjekë kryeministri i vendit dhe miqtë e tij.
Top Channel