“Shpifja është cënim barbar i lirive të individit”, Braçe reagon pas deklaratave të Cukalit në Open

16/12/2019 23:29

Pas deklaratave të Koloreto Cukalit në Open në Top Channel ku thoshte se projekt ligji për paketën anti-shpifje censuron fjalën e lirë dhe mediat ka ardhur edhe reagimi nga zv-kryeministri Erion Braçe.

Në kundërpërgjigjen e tij Braçe shkruan se shpifja është cënim barbar i lirive të individit.

Ja reagimi i plotë i Braçes:

Zoti Cukali!
SHPIFJA ESHTE CENIM BARBAR I LIRIVE TE INDIVIDIT!

SHPIFJA ESHTE KRIM I RENDE KUNDER LIRISE SE INDIVIDIT!

Boll i dolet zot shpifjes!
E ke provuar ndonjehere shpifjen ne kurriz?

Ke qene ndonjehere ne shtepine tende, me familjaret e tu, prinder e femije dhe, te eshte perplasur ne fytyre shpifja:
Ke vrare njerez!; Ke shitur droge!
Po te flete njeriu qe i ka vuajtur keto ne kurriz mu ne shtepine e tij;
Po te flete njeriu qe ka nje vandak me letra te policise kriminale, prokurorise e gjykates qe deshmojne shpifjen e ndyre te portaleve qe po u del zot!
Veterregullim do besh ti?
Javen qe shkoi u denuan 7 portale per shpifje kriminale!
Cfare akti veterregullues ke ndermarre ti?
Zero!
Po mo po, gjykata i denoi!
Ti cfare akti veterregullues ke ndermarre?
As qe te pyet Syri, Tyri, Lyri, Myri, Andy, Mandy, Tony, Jetua, Kasua etj etj!

Beni gjene me të thjeshte:
MOOOOOS SHPIFNI! KAQ!
Po ishit te zote thoni te verteten!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA