
Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë kapet “mat”, kush është e dashura 38 vite më e re e Lothar Matthaus
02/05 22:50
Dy shqiptarë protagonistët kryesorë të sfidës mes Sionit dhe Xamaxit në Superligën e Zvicrës, që përfundoi në barazim 1-1.
Pajtim Kasami (ka përfaqësuar Zvicrën në nivel përfaqësuesesh) dhe Taulant Seferi, kundërshtarë në këtë sfidë, shënuan golat për skuadrat respektive.
27-vjeçari Kasami realizoi për vendasit në minutën e 28-të, pas një këndoreje, ndërsa sulmuesi i Kombëtares Shqiptare barazoi për Xamaxin në minutën e 51-të, me një diagolane brenda zonës, e pakapshme për portierin kundërshtar.
Një derbi shqiptarësh që nuk nxori fitues, por sigurisht pika i ka vlejtur më shumë Sionit, që ruan distancën me një kundërshtar që mund t’i kërcënojë mbijetesën.
Top Channel