Një nënë thotë se vajza të cilën e rriti për më shumë se 10 vite, dhe që ia vranë, nuk kishte qenë e saja por ia kishin ndërruar në maternitet.
Ajo e mori vesh këtë vetëm pasi vajza u përdhunua dhe u vra nga bashkëshorti i gruas dhe vëllai i tij.
Ngjarja ndodhi në Rusi, dhe thonë se edhe motra më e madhe, sot 21-vjeçare, ka vuajtur për vite me radhë abuzimin seksual nga njerku i saj 55-vjeçar, i cili është arrestuar bashkë me të vëllain për abuzimin.
Megjithatë, analizat e ADN-së treguan se gruaja nuk ishte nëna biologjike e vajzës, dhe hetime të mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një ngatërrim bebesh në maternitet.
Elena e mban mend gruan e cila ka marrë gabimisht vajzën e saj, sepse kanë qenë në një dhomë në maternitet, por nuk e lejojnë t’i afrohet vajzës biologjike.
Top Channel