Ajo çfarë ndodhi në Hell’s Kitchen, si dënim, në natën kur në pjatën e një klienti u gjend një qime, dihet që ishte një situatë që askush nga konkurrentët nuk do të donte të përsëritej më: qethje zero e dy prej djemve të skuadrës blu.
Por ja që në kuzhinën e ferrit ka edhe më keq se gjetja e një qimeje. Klientët në restorant, sot do të gjejnë hala peshku. Cila do të jetë pasoja këtë herë? Një djall e di.
Çdo javë sjell një dinamikë të re në kuzhinën e ferrit. Shkaqet për debate janë nga më të ndryshmet. Pasojat nga më ta paparashikuarat. Kështu do të ndodhë edhe sot në darkë, në episodin e rradhës së Hell’s Kitchen Albania, ku sfida kryesorë që do të zhvillohet, ajo e restorantit, do të ketë në menu peshkun. Porosia e parë dhe e fundit e shef Renatos ishte një dhe vetëm një: kujdes kur të filetoni peshkun! Nuk dua që aty të mbetet as edhe një halë, se përndryshe ju piu e zeza. Kontrolli i shefit gjatë procesit të filetimit ka qenë shumë rigoroz. E megjithatë në pjatën e klientëve janë gjetur hala. Çfarë do të ndodhë pas kësaj? Cili do të jetë reagimi i shef Renatos? A ka qenë ky një tjetër puç i shefit ndaj konkurrentëve apo ka ndodhur vërtetë? Sot në darkë, zbulohet gjithçka, në ekranin e Top Channel.
Top Channel