Mbrojtësi i Kombëtares/ Ndryshimet në stol, Hysaj pezull

13/12/2019 10:02

Ndryshimet në pankinën e Napolit po mbajnë pezull edhe të ardhmen e mbrojtësit Elseid Hysaj.

Futbollisti i kombëtares kuqezi që po vuante aktivizimin e pakët nën drejtimin e Karlo Ancelotit, tani me emërimin e Gatuzos në stol, te të gjitha gjasat nuk do të largohet në Janar. Mario Giuffredi, agjenti i lojtarit shkodran, shpjegoi edhe situatën.

Fola me presidentin e Napolit për çështjen e Hysaj, pasi ky vit ishte i papritur prej aktivizimit të pakët. E kuptoj që ka lojtarë si Mario Rui apo Di Lorenco, por në shumë raste trajneri mund të kishte shfrytëzuar edhe Hysajn. Shpresoj që Gatuzo do t’i japë më tepër hapësirë, e ta bindë të qëndrojë. Nga tani e deri në Janar do analizojmë sesa do luajë

Elseid Hysaj ishte shumë pranë firmës me Romën në merkaton e verës, por gjithçka dështoi.

“Për 3 vjet Elseid Hysaj ishte anësori më i mirë në serinë A, dhe në muajin Maj unë kisha llogaritur që ai do largohej, një strategji që edhe vetë futbollisti kishte rënë dakord. Napolit nuk i intereson ta mbajë kështu, nëse nuk luan, sepse në verë, e humb falas.

24 vjecari Elseid Hysaj, luan me fanellën e Napolit që prej vitit 2015.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA