Policia e Kosovës raporton se në Leshak të Mitrovicës dy të dyshuar të nacionalitetit serb në një lokal për shkaqe ende të panjohura e kishin rrahur një femër dhe të njëjtën me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar në drejtim të pikës kufitare në Jarinje.
Njësiti policor te vendkalimi kufitar kanë hasur në veturën e të dyshuarve, ku viktima ka zbritur nga ajo veturë, kurse të dyshuarit me shpejtësi kanë vazhduar rrugën me veturë e më pas e kanë lënë veturën dhe kanë ikur këmbë duke kaluar në territorin e Serbisë.
Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, kurse vetura e të dyshuarve është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, të cilët nuk kishin qenë në shtëpi dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar. /KosovaPress/
Top Channel