Kosovë/ Zjarrfikësit s’do të hynë në grevë, do të solidarizohen me policët nëse protestojnë

13/12/2019 18:24

Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se për shkak të specifikave të ngjashme për siguri me Sindikatën e Policisë, kanë vendosur që nëse do të organizohet protestë nga Policia e Kosovës të solidarizohen me Policinë.

Kjo sindikatë thotë se sa u përket zërave kritik se Sindikata e zjarrfikësve nuk është duke organizuar greva dhe protesta si sindikatat tjera, ata për shkak të ligjit mbi grevën që ua ndalon grevën dhe për   shkak të specifikave të profesionit të zjarrfikësve, misionit shpëtimit të jetës se njeriut dhe të mirave materiale dhe gjithashtu thonë se kanë analizuar se protestat në kohen ku mungojnë institucionet relevante vendimmarrëse, nuk do jenë produktive, pasi që nuk dihet se nga kush do të marrin përgjigje dhe gjithashtu ku të adresohen kërkesat që duhet të parashtrohen nga këshilli protestues.

Sindikata thotë se kanë analizuar situatën e krijuar pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese e cila e pezulloi ligjin e pagave deri në muajin mars dhe shpreh shqetësimet që ky anulim i ligjit reflektoi tek zjarrfikësit, pasi anulimi i ligjit drejtpërsëdrejti ndikoi dhe mohoi diçka pozitive që për herë të parë ndodhi të zjarrfikësit e Kosovës, ku në ligj ishim të niveluar me shërbimet tjera emergjente dhe sektorët e sigurisë.

Zjarrfikësit me ligjin e vjetër të pagave  janë kategoria me koeficientin më të ulët që marrin pagë nga buxheti i shtetit në gjithë vendin, koeficient 4.83 dhe 5.5, për këtë arsye thonë se kanë ngritur zërin dhe shqetësimet lidhur me këtë çështje dhe format tjera të diskriminimit të paskrupullt që i bëhen këtij shërbimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA