Icardi rilind te PSG-ja, Cavani përgatit largimin në janar

13/12/2019 22:46

Sezoni i kaluar është lënë tërësisht pas krahëve nga sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, që duket se tani ka rilindur me skuadrën e Paris Saint Germain, ku është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm dhe po shënon rregullisht.

U transferua me skepticizëm, në huazim me të drejtë blerjeje në ditët e para të shtatorit dhe golin e parë e gjeti vetëm një muaj më vonë në Champions përballë Galatasarayt, por që atëherë Icardi ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje, 5 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas është shndërruar në idhullin e ri të tifozëve dhe drejtuesit e Paris Saint Germain janë të bindur për ta blerë përfundimisht në verë, aq sa i kanë bërë të qartë edhe Cavanit se duhet të largohet.

Ky i fundit ka kontratë deri në muajin qershor ndaj mund të shitet që në janar, për të mos u larguar me parametra zero, teksa në “pole position” për shërbimet e tij është Atletico Madrid, që ka gati një kontratë 3-vjeçare për 32-vjeçarin uruguaian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA