25/11 16:26
Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air Albania Stadium”.
Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për bardheblutë ku shënuan që në minutën e 8 me anë të Idriz Bathës, por Bardhi barazoi vetëm 3 minuta më pas.
Goli i fitores u shënua nga Kobinah në minutën e fundit.
Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës kundër Partizanit që prej shkurtit të 2014-tës.
Në stadium ishin rreth 20 mijë të pranishëm.
Pas 15 javësh Partizani ndodhet në vendin e parë me 25 pikë ndërsa Tirana ndodhet në kuotën e 22 pikëve dhe është në vendin e pestë.
Top Channel