Pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti në shumë pallate, administratorët e tyre kanë nisur t’u kërkojnë banorëve të heqin depozitat e ujit që kanë vendosur në tarracë pasi janë rrezik i shtuar për jetën e banorëve.
Ata kanë afishuar njoftime në muret e pallateve pasi depozitat janë pronë private, por shumë prej banorëve kontestojnë edhe pse janë të vetëdijshëm për riskun.
Top Channel iu drejtua ujësjellësit të Tiranës për këtë shqetësim të banorëve në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.
Por gjithsesi deri në zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm të Tiranës 24 orë pa ndërpreje, për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve një opsion mund të ishte edhe ajo që ata parashtrojnë edhe vetë për vendosjen e depozitave të mëdha në oborrin e pallatit në ato raste ku është e mundur.
Top Channel