Deklarata e pazakontë që mund të trondisë shtëpinë/ Hyrje të reja dhe emocione të forta, ja ku mund ta ndiqni LIVE “Big Brother VIP Albania”
Presidenti Ilir Meta ka takuar mbrëmë në Durrës ekipin izraelit që ndihmoi pas tërmetit të 26 nëntorit.
|Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta.
Postimi
Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ?????
Top Channel