Në takimin me banorët në Laç, kryeministri Edi Rama bisedoi edhe me një prej banorëve të komunitetit rom të prekur nga tërmeti i 26 nentorit.
“Të gjithë këta janë të bardhë, vetëm unë jam ‘i zi’ të flas edhe unë”, i tha ai fillimisht Ramës.
Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu afër meje. Largohu ti i bardhi se kemi punë më të ziun tani, fol ca ke..
Banori: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qira.
Rama: Ca datëlindje je ’64 ee? Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt. E kemi qenë me qira, do bëhet një pallat edhe të lihet për 25 vjet me qira. Ç’ke prapë do ta rregullojmë dhe me qira do jesh ti. Nuk ka pronar, ato që do rregullohen pronari do ta ketë kusht, të japë shtëpinë me qira. Do t’i zgjidhim mos ki merak
Banori: Vëre dorën në zemër edhe për romët.
Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri ta dish! Ju jeni njerëz me shpirt të madh, art qef muzikë, jetoni si t’ju vijë edhe bëni shumë kalamoj, ku keni llafe ju.
Banori: Edhe një llafe tjetër desha një hotel për plakën e kam 82 vjece, edhe motra ime, rrimë te kisha këtu në cadër. (Largohet)
Top Channel