Largimi i Julian Ahmatajt nga stoli i Tiranës pas vetëm 5 ndeshjesh tashmë është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi bardheblu, edhe pse mënyra që ka zgjedhur klubi i Tiranës për ta bërë të ditur këtë njoftim të rëndësishëm është vërtetë e çuditshme.
Në programin e ndeshjes derbi kundër Partizanit, zyra për shtyp e klubit e bardheblu ka gjetur hapësirë për të komunikuar se skuadra do të përgatitet nga nigeriani Emanuel Egbo që ka marrë rolin e trajnerit të përkohshëm duke njoftuar në një fjali më poshtë se Julian Ahmataj ka ndërpërerë bashkëpunimin me klubin, duke e cilësuar çështjen e largimit të trajnerit si një çështje dytësore dhe pa rëndësi, pasi deri më sot lamtumirën e Ahmatajt tifozët e kishin marrë vesh vetëm në media pasi Tirana ende nuk kishte dalë me një komunikatë.
“Të premten luhet ndeshja Partizani – Tirana. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Skuadra ka vijuar përgatitjet nën drejtimin e Emanuel Egbos që do jetë provizorisht nën drejtimin e ekipit.
Julian Ahmataj ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin pas humbjes me Kukësin”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.”
Ndërkohë klubi i Tiranës ka bërë një kërkesë ndaj Partizanit që tifozët e Tiranës të mos vendosen te tribuna përballë ish-hotel Sheraton siç e ka vendosur klubi i kuq por të qëndrojnë në tribunën e tyre të përhershme siç ndodhte edhe kur takimet derbi zhvilloheshin në Qemal Stafa atë prapa porte përballë qëndrës tregëtare Coin, tribunë që tashmë mban emrin e një legjende bardheblu si Fatmir Frashëri.
Top Channel