Gazeta The Sun shkruan se një gjysheje angleze do t’i duhet të festojë Krishtlindjet në burg pasi u rekrutua nga trafikantët shqiptarë për të sjellë njerëz nga Franca drejt Anglisë.
Jackie Willis u përpoq të trafikonte drejt Anglisë tre emigrantë shqiptarë të fshehur në bagazhin e makinës.
Sipas The Sun, një trafikant kishte takuar Jackie Willis duke i ofruar 3.000 stërlina për çdo person, të sjellë nga zona e Calais në Francë përmes eurotunelit të Doverit në Angli.
Jackie Willis shkruan gazetari i The Sun Nick Pisa punonte si menaxhere për kompaninë Aramark, nga ku edhe u prangos. Prokurori Pascal Marconville i tha gjykatës se zonja Willis nuk do të jetë britanikja e fundit e rekrutuar nga trafikantët.
Top Channel