Nuk kanë të ndalur reagimet nga Kosova,por edhe prania ndërkombëtare rreth deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi fabrikim të shqiptarëve masakrën e Reҁakut të vitit 1999.

Vuҁiç e bëri këtë deklaratë e bëri pasi një gjykatë në Kosovë dënoi me dy vjet burg ish-ministrin në qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviq, nga lista “Srpska”, i cili në një tubim në veri të Mitrovicës, kishte dalë me të njëjtin pretendim, duke e përshkruar masakrën e forcave serbe gjatë konfliktit si fillim të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë dhe unë e përsëris tani, krimin e fabrikuar në Raçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, William Walker”, ishte komenti i Vuçiç.

Por presidenti i Kosovës Hashim Thaci iu kthye ashpër homologut serb gjatë homazheve të bëra në varrezën e masakrës. Serbia ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, ka vrarë rreth 1300 fëmijë, ndërsa aparati shtetëror i tyre ka dhunuar rreth 20 000 gra. Në të njëjtën kohë, kemi rreth 13 000 shqiptarë civilë të vrarë, tha ai.

Ambasada e SHBA-sё në Kosovë reagoi e para pas deklaratës së Presidentit të Serbisë dhe tha, se “retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme”.

BE-ja gjithashtu theksoi se “nuk ka vend për të mohuar ngjarjet që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999 dhe se pikëpamje të tilla janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Ndërkohë reagoi ashpër edhe ambasada e Zvicrës, e cila mbështet me forcë reagimet ndërkombëtare kundër deklaratave të presidentit serb. Në një postim në Twitter disa ditë më parë, ministri në detyrë i punëve të jashtme, Gent Cakaj e quajti skandaloze deklaratën e Vucicit të cilin e krahasoi me ministrin nazist të propagandës, Jozef Gebels, ndërsa shtonte se masakra e Recakut, e cila parapriu proceset që çuan drejt bombardimeve të Nato-s në Serbi, nuk do të harrohet kurrë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA