19/11 14:07
Ashtu siç u lajmërua edhe dje ministri i jashtëm italian Luigi di Maio ka mbërritur në Shqipëri ku ka vizituar edhe Vorën.
Ambasadori Soreca shkruan në twitter se që nga dita e parë kur ra tërmeti në Shqipëri, Italia ka qenë aty për çdo ndihmë.
“Që nga dita e parë Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën pas tërmetit për shqiptarët në kuadër të mekanizmit. Sot Ministri @luigidimaio ka vizituar kampin e urgjencës Vore ku më shumë se 200 njerëz gjetën strehim”, shkruan ai.
Top Channel