Vera e 2020-tës mund ta gjejë Paul Pogba në Madrid, duke mbrojtur ngjyrat e Real Madrid. Francezi ka dhe një vit e gjysmë kontratë me “djajtë e kuq”, por nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën pasi dëshiron që të ndryshojë ambient.
Dëshira më e madhe e kampionit të botës, është që të transferohet tek “Los Blancos”, madje aty do të gjente dhe admiruesin e tij më të madh trajnerin Zidane. Ky i fundit prej kohësh është shprehur që do të kishte dëshirë që ta stërviste Paul.
Manchester United duket e dorëzuar dhe nuk pritet që të bëjë rezistencë. Maje drejtuesit e United i kanë gati alternativat për ta zëvendësuar atë. Me përfitimin e 100 milionë eurove, shifër që mendohet se është i gatshëm të ofrojë Florentino Perez për Pogba. Drejtuesit e “djajve” do të hidhen në treg për të afruar Niguel Saul të Atletico Madrid, Van de Beek të Ajax, si edhe sulmuesin 19 vjeçar Erling Haaland, i cili i ka surprizuar të gjithë këtë sezon me paraqitjet e tij në “Uefa Champions League”.
Vështirë që Pogba-n ta shohim me fanellën e “Los Blancos”, në merkaton e janarit, por me shumë gjasa merkato e verës do ta gjejë 26 vjeçarin nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Top Channel