Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ishte sot në kampin e Vorës ku vizitoi çadrat ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në një komunikim për media Ministri i Jashtëm i Italisë shprehet se arsyeja kryesore që ndodhet në Shqipëri është jo vetëm për të kultivuar miqësinë por për të shprehur dhe solidaritetin pas tërmetit. Ai shton se Italia mbështet Shqipërinë në rrugëtimin europian.

“Ishte një kënaqësi e madhe që pata një bisedë me kryeministrin, faleminderit për mikpritjen. Arsyeja kryesore për të cilën ndodhem këtu është jo vetëm për të kultivuar miqësinë por për të shprehur solidaritetin pas tërmetit. Pata mundësi të vizitoj një kamp të çadrave që është ngritur nga emergjencat italiane në Vorë. I theksova kryeministrit mbështetjen e Italisë në rrugëtimin europian dhe në fillim të vendimit për mos çeljen e negociatave që u mor nga KE. Italia insiston mbi një vendim pozitive për të dyja vendet. Në këtë frymë i shpreha kryeministrit urimin dhe dëshirën tonë që të angazhoheni më tej”, shprehet Di Maio.

Ministri shton se përsa i përket planit dypalësh marrëdhëniet janë të shkëlqyera, si dhe BE mund të bëjë akoma më shumë dhe do të bëjë më shumë.

“Përsa i përket planit dypalësh marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Gjithashtu ne kemi të dhëna të rëndësishme që bëjnë të mundur që të çojmë më tej marrëdhëniet tona, do të jemi të lumtur të fuqizojmë më tej luftën ndaj korrupsionit, duke rritur fluksin e informacioneve dhe të përvojës. Ka qenë një bisedë e frytshme. BE mund të bëjë më shumë dhe do të bëjë më shumë, ato që u vunë në dispozicion janë vetëm hapi i parë për ndihmat. Do të ketë takime paralele që do të bëjnë të mundur ndihmesën që duhet ti jepet Shqipërisë për t’ju kthyer normalitetit. Kjo do të bind KE ti qëndrojë pranë popullit shqiptar. Do të vemë në dispozicion teknikët tanë që të paraprakisht të dëmet”, ka thënë ministri.

“Urojmë që konferenca e donatorëve të zhvillohet në Tiranë, por është më e rëndësishme niveli I afërsisë që do të tregojnë shtetet anëtare ndaj Shqipërisë. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit. Shqipëria ka qenë një vend mik për Italinë por edhe për BE. Ne luftojmë nëpërmjet ligjeve të reja. Për ju dhe të gjithë popullin shqiptar, Italia është këtu dhe ju gjendemi pranë edhe në zgjerimin e BE”, ka thënë ai më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA