FIFA merr vendimin për procesin gjyqësor kundër Blatter dhe Platini

11/12/2019 19:13

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) do të padisë Sepp Blatter dhe Michel Platini, një propozim i miratuar unanimisht nga Komiteti i Menaxhimit.

Me këtë proces gjyqësor, FIFA dëshiron të rikuperojë dy milionë euro, transmeton KosovaPress.

Blatter, dikur njeriu i parë i FIFA-s, në janar 2011 miratoi atë që më vonë u quajt “pagesa e padrejtë” për Platini.

Paratë u transferuan nga organi drejtues i futbollit botëror te Platini dy javë më vonë.

Më vonë u përcaktua se nuk kishte asnjë bazë për këtë pagesë dhe se konsiderohej dhuratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA