Tirana do të përballet në derbin e ardhshëm me Partizanin pas një situate të vështirë. Ka ndryshuar 2 trajner në 15 javë dhe kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në mbyllje të vitit presidenti Halili ka vendosur për të mos nxitohet dhe në krye të bardhebluve provizorisht të jetë ish-portieri dhe ndihmësi i disa trajnerëve , Emanuel Egbo.
Në një intervistë për Top Channel ish-portieri bardheblu i cili do të ketë për detyrë të udhëheq skuadrën e Tiranës në këtë derbi me Partizanin shpreh atmosferën dhe ndjesinë e tij në krye të pankinës në këtë situatë.
Emanuel Egbo, Trajner i Tiranës:
është normale që duhet të sakrifikojmë. Të sakrifikojmë të gjithë si skuadër. Nuk kemi shumë se çfarë të bëjmë, kjo është situata. Duhet të japim maksimumin që të ecim para. çdo ndeshje është e vështirë jo vetëm derbi. Por kjo përballje me Partizanin është thjesht ndeshja e radhës. Vijmë nga një situatë e vështirë, por çdo gjë mund të ndodh, futbolli është i tillë, i ka të gjitha rezultatet brenda. Nuk ka rëndësi sa ndeshje ke fituar më parë. është skuadra që e bën një ndeshje të vështirë apo të lehte.
Po çfarë mund të ndryshojë Egbo, apo und të bëjë më mirë se Mema apo Ahmataj?
Nuk kam shumë se çfarë të ndryshoj nga Mema apo Ahmataj, as unë dhe askush tjetër që mund të vinte. Vetëm 3 ditë kohë kishim për t’u përgatitur. Taktika nuk është e rëndësishme nëse nuk jep maksimumin. Përsa i përket qëndrimit tim në krye të pankinës ose jo, mund të them se do t’i marrim ndeshjet një nga një e më pas të shohim. Vendimi do të jetë i klubit, jo i imi. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën është kënaqësia ime.
A do ta fitojë Tirana këtë derbi?
Inshallah kismet…(shqip)
Top Channel