
23/02 22:38
E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mbetet ende e paqartë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja, suedezi thuhet se shumë shpejtë të vishet sërish me fanellën e Milanit.
Mirëpo siç raporton Express tanimë edhe klubi tjetër anglez, Everton është interesuar për suedezin, i cili është ende në kërkim të klubit të tij të ardhshëm pas largimit nga LA Galaxy.
Drejtuesit e Evertonit janë të gatshëm ti japin 4 milionë paund në sezon suedezit, mirëpo një kalim i mundshëm i tij në Premier League duket i pa mundur duke parë edhe vet dëshirën e suedezit që të rikthehet në San Siro.
Top Channel