Dvorani mbërrin në Prokurori, pas dëshmisë së Presidentit Meta
11/12/2019 10:07
Dje Presidenti Ilir Meta ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.
Pas kësaj Dvoranit i është dërguar ftesë nga Prokurori Alket Mersini për të qenë prezent sot në orën 10 të paradites, në Prokurorinë e Tiranës.
Burime për gazetaren Anila Hoxha, thonë se do të merren në pyetje gjithashtu dhe anëtarët e KED, Arta Marku, Vitore Tusha, Fatjona Memcaj dhe të tjerë.
Top Channel