Air Albania është stadium ku do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranes këtë të premte në orën 19:00. Presidenti Gazmend Demi tregoi se si u arrit marrëveshja mes klubit të tij dhe Federatës e mbi të gjitha zbuloi se një pjesë e fitimeve do të shkojë për familjet e prekura nga tërmeti.
“Nuk e patëm të vështirë të arrinim një marrëveshje, fitimet e derbit do të ndahen mes Partizanit dhe Federatës dhe së bashku kemi vendosur që një pjesë e mirë e tyre të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Sa %? Kjo I takon drejtorit (Olsi Ramës) për ta vendosur.
Derbi për mua është si ndeshja me Bylisin, mbetet e veçantë dhe një ndeshje e bukur. Uroj që tifozët të kenë një sjellje të mirë dhe të jenë të shumtë në stadium, madje me familjet e tyre. Kompleksi? Po merrem personalisht me të, punimet kanë zgjatu shumë por ju e dini unë bleva vetëm stemën e partizanit e tani pres me padurim të përfundojmë punimet në mënyrë që në janar ndeshjet ose të paktën seancat stërvitore ti zhvillojmë aty’’, shprehet Gazmend Demi.
Dueli mes Partizanit e Tiranës këtë të premte ne orën 19:00 do të transmetohet ne Supersport, Digitalb.
Top Channel