Ndërkohë që më datë 13 pritet të luhet derbi i solidaritetit Partizani-Tirana; policia nuk e merr përsipër derbin për ndarjen e tifozerisë.
Skuadra pritëse Partizani ka vendosur që tribuna në krahun jugor pas porte, nga krahu ku ndodhet hotel Sheraton të jetë për tifozët e Tiranës dhe tribunat e tjera përfshirë edhe atë me emrin “Fatmir Frashëri”, një nga ikonat e skuadrës Bardh e Blu të jenë tifozët e Partizanit.
Për këtë ndarje as klubi i Tiranës nuk është dakord dhe ka këkuar krahun ku kanë qëndruar gjithmonë tifozët e Tiranës nga qyteti që është krahu verior.
Pritet që të gjendet një zgjidhje për ndarjen e tifozerisë dhe që të dakordësohen të dy klubet dhe Policia.
“Air Albania Stadium” mirëpret për herë të parë derbin e madh të kryeqytetit Partizani-Tirana
Top Channel