Borë në Korçë/ Në Dardhë trashësia shkon deri në 20 cm
11/12/2019 10:26
Në Dardhë të Korçës reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës duke bërë që trashësia të arrijë deri në 20 cm në lartësinë mbi 1200 m mbi nivelin e detit.
Aktualisht rruga që lidh Korçën me Dardhën është duke u pastruar dhe nuk ka probleme me qarkullimin.
Autoriteti rrugor dhe subjektet kontraktore kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale dhe për të mos krijuar probleme e vështirësi në qarkullim
Top Channel