Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas një takimi me Ministrin e Jashtëm Italian, Di Maio, ka dhënë një deklaratë për media ku shprehet se Italia ka qenë një mbështetje për shpëtimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe i falenderon për avokatin e palodhshëm që ata po bëjnë për Shqipërinë.

“I shpreha mirënjohjen më të thellë, për ndihmat që na ka dhënë dhe vazhdon të na japë. Italianët ishin ndër të parët, ardhja me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishte një mbështetje për shpëtimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. E falenderova ministrin për rolin që Italia po luan për integrimin europian të Shqipërisë, për avokatin e palodhshëm që ata po bëjnë. Diskutuam për krizën politike në vend dhe vendosmërinë tonë për të zgjidhur këtë krizë”, tha Basha.

Basha nuk le pa përmendur fatkeqësinë natyrore të 26-nëntorit dhe shprehet se është një detyrë e qeverisë që të ndihmojë njerëzit dhe jo vetëm atyre në zonën e Durrësit.

“26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore, por tregoi sa i përgatitur është shteti. Dua të insistoj që të kalohet nga fjalët dhe shfaqjet në vepra. Është detyrë e qeverisë, qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në nevojë, ka për detyrë të përdor ligjin e fatkeqësive natyrore. 150 mln dollarë që janë të nevojshme për të gjithë familjet e prekura, qeveria e ka për detyrë t’i gjendet jo vetëm në zonën e Durrësit. Ekonomia jonë ishte goditur nga një tërmet ekonomik edhe para këtij tërmeti. Të përfundojë sa më parë vlerësimi i banesave të dëmtuara. Fokusi im dhe i Partisë Demokratike është energjia dhe do të ndihmojmë me çdo mënyrë”, shton në fjalën e tij Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA