Është caktuar masa e arrestit për shtetasin serb, i cili drejtoi trajlerin që u përplas me ambulancën në aksin nacional Berat – Ura Vajgurore, 4 ditë më parë.

Shtetasi serb ka lënë në dispozicion një shumë parash me vlerë 10 milionë lekë si garanci pasurore, ndërkohë që i është caktuar detyrim paraqitjeje brenda një muaji në Prokurorinë e Beratit.

Arrestimi i tij u krye pas aksidentit të lartpërmendur, ku rezultoi se i kishte prerë rrugën ambulancës.Gjatë këtij aksidenti u plagosën fillimisht 5 persona dhe më pas pacientja Llambrini Ashani 82 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë në gjendje të rëndë është  infermieri Aleksandër Kati 54 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA