Ditën e premte, më datë 13 dhjetor ora 19:00, “Air Albania Stadium”, do të mirëpresë në derbin e solidaritetit dy klubet historike në vendin tonë dhe në kryeqytet: Partizani-Tirana; përballje e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, edicioni 2019/2020.
Të dy klubet e mëdha dhe të suksesshme të traditës shqiptare, do ta kërkojnë me ngulm suksesin dhe fitoren, në këtë tempull të ri të futbollit kombëtar. Kjo ndeshje përkon të jetë e para sa i përket Kategorisë Superiore, në këtë stadium të ri, ku sigurisht rezultati ka vlera historike.
Derbi i kryeqytetit daton prej fillimit të vitit 1946 dhe që prej asaj kohe ka vijuar me një interes përherë në rritje, me grintë, duel sportiv dhe spektakël. Organizimi i kësaj super-përballjeje në impiantin e ri dhe modern sportiv të Shqipërisë, i jep derbit një imazh tjetër, si dhe sportdashësve një mbrëmje të paharruar.
Top Channel