A do bëjë kreu i KED, Ardian Dvorani një kallëzim për presidentin Meta pas gjithë kësaj situatë ku ky i fundit i ngri padi për shpërdorim detyre.

“Po kjo nuk është garë, duhet të jemi shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje, nuk kam elektorat asgjë, nëse jam i detyruar dhe shoh se ka një fakt penal do e bëj një kallëzim.

Unë llogaris raportin tim me kushtetutën në ligjin, jo me të tjera”, tha ai për mediat.

Ndër të tjera Dvorani u pyet edhe për stokun e dosjeve në Gjykatën e Lartë, numri i të cilave ai tha se shkon në 35 mijë.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha se kur vendi do ketë kryeinspektor të ILD-së (Inspektor të Lartë të Drejtësisë), ai u shpreh:
Do të mblidhet KED dhe sot është momenti i emërimit të 5 kandidatëve, do procedohet me intervista, pastaj do zbardhen vendimet . Do bëjmë ç’të mundur të bëhet sa më parë.

  3 orë në Prokurori/ Flet Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA