Opozita serbe ka akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij, Andrej, për përfshirje në kultivimin e paligjshëm të marijuanës në një fermë pranë Beogradit.

Partitë opozitare po përpiqen prej kohësh të godasin pozitat dominuese të partisë progresiste të Vuçiçit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të caktuara të mbahen prillin e vitit 2020. Kundërshtarët e presidentit kanë zhvilluar protesta masive kundër stilit të tij autokratik të qeverisjes që siç thonë ata, i ka zënë frymën medias e promovon marrëveshjet me aleatët biznesmenë.

Akuzat e reja pasojnë sekuestrimin e pothuajse 4 tonëve marijuanë të kultivuar në një fermë organike në periferi të kryeqytetit. Policia arrestoi pronarin, i cili kishte kërkuar subvencione shtetërore për rritje kërpi pa veti psikoaktive. Ndonëse nuk ka prova të qarta se ai mori mbështetje financiare, aktivistët akuzuan Vuçiçin dhe vëllain e tij për mbrojtjen e fermerit. Presidenti i Serbisë i hodhi poshtë të tilla pretendime e tha se e mirëpret kallëzimin e bërë ndaj tij pasi më në fund, do të dalë në dritë se kush gënjen.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Vuçiç, që karrierën politike e nisi në kohën e Sllobodan Milloshevicit, mbetet politikani më popullor në vend. Kundërshtarët megjithatë thonë se kreu i shtetit i ka përdorur pozitat e veta që të shfrytëzonte median shtetërore, duke e detyruar të amplifikojë mesazhet e tij dhe të margjinalizojë rivalët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA