Analisti Enton Abilekaj u përplas me ministren Elisa Spiropali për përcaktimin paraprak për zhvillimin e projekteve.

“Këtu ka një problem ligjor në radhë të parë që është kjo që është përcaktuar se kush i bën projektet. E dëgjuat fondacionin Fundjavë Ndryshe? Ata do bënin tender ata për të marrë ofertën më të mirë, ndërsa qeveria jonë nuk ka nevojë të bëjë tendera megjithëse e detyron ligji të bëjë tendera. Përveç kësaj këto lagjet janë pak të çuditshme. Këta thonë që do bëjmë lagje model, lagjet model e dimë se kush janë.

Janë lagje elitare në përgjithësi ku jetojnë njërëz ku mund ta përballojnë koston e një jete model. Ata që kanë dalë nga tërmeti nuk e dimë a mund ta përballojnë kostot e një jete model. Kjo ngjan pak me rilindje urbane që ndërton aty sheshe të bukura që nuk përmbahen dhe kthehen në gërmadha pas 2 vjetësh.Lagjet model do të ndërtohen me Casamondin dhe Bohelin ku që këtu rritet kostoja, materialet e ndërtimit”- tha Abilekaj.

Po ju nga i dini këto?- e pyeti Spiropali.

Po na e tha kryeministri. Ju çfarë thatë ju. A thatë se janë lagje model- vijoi Abilekaj.

Nga e keni nxjerrë koston e këtyre lagjeve, sepse ende nuk janë bërë projektet, ende nuk ka kaluar ligji i posaçëm. Ligji i posaçëm i rindërtimit nuk ka kaluar akoma, nga e dini si do jenë procedurat e përzgjedhjes së arkitetëve- iu kundërpërgjigj Spiropali.

Ore ju mund të bëni edhe qytetin Stalin nga e para se drejt asaj rruge jeni të bëni qytetin Stalin por qyteti Stalin ju boshatis tani- vazhdoi debatin Abilekaj.

Po ç’qytet Stalin, të lutem me këto parulla dhe slogane- iu kundërpërgjigj Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA