“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në zyrat shtetërore, ku drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëjnë procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ zbuloi skemën e zyrtarëve të këtij Inspektoriati për zhvatjen e fondeve shtetërore.

“Fiks Fare” zbuloi se të përfshirë janë nga shefa financash,  deri te ish-shoferi i titullarit të institucionit. Ata bisedojnë për të marrë para nga arka e këtij institucioni sikur të ishte gjëja më normale, pasi siç deklarojnë edhe vetë “kjo gjë po bën vite që ndodh”.

  “Fiks Fare”-Skandali me fondet në ISHPSHSH/ Procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli

Biseda ku  shoferi i Titullarit kërkon të bëjë dalje karburant me shumë sesa është distanca e përcaktuar në urdhër sherbimi

Drita Mandrea (drejtoreshe e sherbimeve mbeshtetese)-O  Genti si je ti?

Gentian Lluri (specialist) – O Shefe si je si ke qene?

Drita Mandrea – Mir,mir ju mire?

Gentian Lluri – Cunin mire e ke?

Drita Mandrea – Mir mir.

Gentian Lluri – Mbase je ne gjume se mezi u pergjigje

Drita Mandrea – Jo, ca gjumi ne kte orar.

Gentian Lluri – Degjo vllain,taksirat e ke,hudhi icik asaj qe ka ik ne Gjirokaster e kur te vij pastaj e dorezo

Drita Mandrea – Si si?

Gentian Lluri – Hudhi icik nafte asaj qe kane ik ne Gjirokaster ata.

Drita Mandrea – Ja kam hedh naften Gjirokastres.

Gentian Lluri – Asaj si del pra prandaj.

Drita Mandrea – O Glenti degjo ketu, une prandaj dhe e bera gjithe ate praktike qe ne te kishim nje karburant te mjaftueshem. Ne momentin qe me jepet nje urdher dhe eshte ne varesi te kilometrave.

Gentian Lluri – Mir pra mire se skemi per tu kthy,kur te vijme pastaj,I masim kilometrat.

Drita Mandrea – Po pse ku je ti?

Gentian Lluri – Une ne Tiron.

Drita Mandrea – Po pse thu skemi per tu kthy pse flet ne…

Gentian Lluri – Po jo s’kane ato, s’kane ato jo une. Se une jam ne rregull, po me moren mu.

Drita Mandrea – Degjo cdo karburant qe del me shume se kilometrat me ngelen mua ne ngarkim.Une nuk e bej dot,te me japin nje urdher edhe e bej.Une sbej fare.

Gentian Lluri –   Mir pra,kur te vij ta bej une urdhrin.

Drita Mandrea – Si kur te vish.

Gentian Lluri – Kur te vijm e bejme urdherin po he,vetem te vijne ato se skane me u kthy.Kshu me tha.

Drita Mandrea – O Genti urdheri eshte ne baze te kilomentrave mo burre.A flasim tani si duhet apo me ja fut kot.

Gentian Lluri – Mir pra mire po je leje ti nuk flet dot,qe te moresh urdher ti, je me leje.Ske te drejte firme kshuqe te mbarojne pune sot ato.

Drita Mandrea – Skam te drejte firme,po mire jepini nje drejte firme tjeterkujt e ta bej.

Gentian Lluri – Po prandaj po them ta  besh sa per tu kthy.

Drita Mandrea – Jo pra jo o Glent,edhe njehere .Nuk e rregullo dot ashtu ate.Si do ta rregullosh.Ta kishte mare perpara ai hajt se e rregullonte brenda per brenda.

Gentian Lluri – Po mir mi i ka dale nje kontroll tjeter,vend tjeter.Ka dale nga parashikimi me nje urdher.E ka cu shefi per kontroll.

Drita Mandrea – Ku ka dale kontroll ne vend tjeter.

Gentian Lluri – Ka dale nga Gjirokastra ne Sarande.

Drita Mandrea – O Glent po nuk behen keto gjera keshtu o burre i dheut.

Gentian Lluri – Mir dakort mir.

Drita Mandrea – Me na fut ne siklete,une jam gati tja jap 10 mije lekshin Klodit edhe mos me fusi ne kshu sikletesh.

Gentian Lluri – Po mir se ja jap une.

Drita Mandrea – Po jo nuk eshte puna se tja jap une.Une prandaj e bera te gjithe praktiken.Edhe ne kuptimin qe te dilte ai..

Gentian Lluri – Mir se jam me njerez nuk fol dot.

Drita Mandrea – Edhe une jam me njerez dhe te pergjigjem cdo second Glenti.Ne momentin kur nuk behet nuk behet ajo pune.Kur behet behet.Kur e ka urdheri,e ka urdheri te percaktuar ne Gjirokaster.Nuk eshte puna me me fut mua.Nje here me thote Romeo,njehere Bardha,njehere Bona,njehere ti.

Gentian Lluri – Ore te mora se eshte i zene Beni prandaj te mora.Kshuqe si ta gjykosh.

Drita Mandrea – Po jo mo se edhe Beni ska sesi ta thote kur e ka dhene urdherin per Gjirokaster.Nqs jepet urdheri per Gjirokaster behet ne baze te kilometrave ne Gjirokastres.Nese jepet urdhjeri per diku tjeter ta bej diku tjeter eshte ne Sarande.

Gentian Lluri – Ok dakort,mir Drita mir dakort.

Drita Mandrea – Ca te them une,atehere tja jap une Klodit me mir tja jap sot  sesa te vije kontrolli e tme gjej mua shkeljen.

Gentian Lluri – Mir dakort.

Drita Mandrea – Hajde, ciao.

Biseda  ku përgjegjësja e Financës porosit fletë hoteli pa fjetur fare në Lezhë.

Fatbardha Pashollari( shefe e finances)-Dje isha ne Lezhe,bera inventarin e Lezhes dhe ai edhe kasaforten e ka mare e ka cuar ne shtepi.

Drita Mandrea- Kush?

Fatbardha Pashollari -Vali,Val Gjeta.

Drita Mandrea-A mire e ka bo.

Fatbardha Pashollari – Edhe kompjuterin e ka mare e ka cuar ne shtepi.

Drita Mandrea- Degjo vajtje – ardhje e bete ju?

Fatbardha Pashollari -Une me thene me te drejten e bera,kam ikur shpejt Drita dhe mora, porosita per hotel per fature edhe ishalla ma gjejne do mundohem ta ..se edhe drejtori eshte i ri edhe kshu dmth.

Drita Mandrea- Po ju ka lejuar drejtori ju kshu gjererash ?

Fatbardha Pashollari – hahaha..tani kur jane per gjera pune …

Drita Mandrea- Po tani per gjera pune kane qene gjithmone .

Fatbardha Pashollari -Per situata pune edhe lejohen,

Drita Mandrea- Ashtu ee..mir

Fatbardha Pashollari -Dhe ti e di dhe ti ecen me kete motiv.

Drita Mandrea-Jo une nuk jam me dy standarte e dashur,une  nje standard kam dhe nuk e ndryshoj.

Biseda ku shefja e Financës tregon urdhërin e kryeinspektorit pwr dietat e Vitit të Ri

Fatbardha Pashollari – Ra dakort per dietat.Me 4 dieta nga 22 mije leke gjithe stafi.Jane disa fatura qe i kam aty poshte ne tavoline ,eshte nje rediva 269 e 200,eshte Albtelecom eshte nje fature 368 e 423.Eshte ndrimi i filtrave te vajit 459 mije .Eshte transferimi i fondeve 4.4 milion leke ,1.9 leke eshte transferimi per dietat per mbremjen e vitit te ri dhe ne total me dalin  6.3 milion leke.Nga 6.5 te planifikuara.

Drita Mandrea-Tani kte se kuptova une.Kte pjesen e dietave.800 ca eshte kjo?

Fatbardha Pashollari –  814 mije.

Drita Mandrea – Si dieta? Gjithe punonjesit dieta.

Fatbardha Pashollari –  Gjithe stafi tha,do beje mbremje te vitit te ri dhe nuk dua te nxjerre asnje leke nga xhepi tha shefi.Foli per fond te vecante ne ministri me ministrin,i tha qe jo,nuk behet.Dhe u ra dakort qe te mbulohesh me dieta.

Drita Mandrea-Po si me dieta?

Fatbardha Pashollari –  Me dieta sherbimi.

Drita Mandrea-Qe do te thote?

Fatbardha Pashollari –  Qe do te thote  do nxjerrim nje urdher ne ,ka nxjerre Eda nje urdher per trajnim ktej nga qendra neper ca drejtori e rrethe ti bejme ndonje trajnim ketu.Mbremja eshte ne date 27 ne dreke.

Drita Mandrea-Me fal se spo kuptoj tani,dieta si dieta,dieta fiktive thua ti?Se dieta kur shkon,ke vajt ne sherbim ti ke mare dieta.Ato thua ti apo si?

Fatbardha Pashollari –  Dieta eshte per mbremjen e vitit te ri o..eshte dieta qe ti ske vajtur edhe mer nje diete.Per te mbuluar pjesen se stafi nuk dua te nxjerre nje lek nga xhepi tha shefi.

Drita Mandrea-Po mir shkon kjo gje?

Fatbardha Pashollari –  E gjithe qendra ,i gjithe stafi do mblidhet ne Tirane.

Drita Mandrea-Tani kjo eshte mendimi jot apo shefit?

Fatbardha Pashollari –  Mendimi im,po si mund te vej une tek drejtori me mendimin tim,per nje problem kaq madhor.

Drita Mandrea-Sepse nuk e besoj qe shefi ta thote kte lloj mendimi.

Fatbardha Pashollari –  Nqs ti bie ne dyshim shko tek shefi ta sqaroje kshu kshu me tha Bardha i thuaj.Mua me vijne ne emrin e shefit nuk me vijne ne emrin e…

Drita Mandrea-Sepse ne nje bisede qe kemi bere mua me ka kerkuar rregull ne pikepamjen e dietave.

Fatbardha Pashollari –  Kush tha qe nuk eshte ne rregull?

Drita Mandrea-Jo nuk eshte i rregullt,kur thuhet qe te futen dietat te behet nje..

Fatbardha Pashollari –  Po kto dietat jane per qejfe apo…per te bere nje dicka te bukur per mbremjen e vitit te ri

Drita Mandrea-Per qejf eshte ajo.

Fatbardha Pashollari – Po.

Drita Mandrea-Shiko Bardha une e di shume mire konceptin e dietes edhe te sherbimit.Koncepti i dietes e te sherbimit eshte te shkosh me urdher pune te besh punen edhe ..

Fatbardha Pashollari –  Nese nuk je dakort Drita, thuaj shefit, meru vesh me shefin.

Drita Mandrea-O Bardha edhe njehere se sjam dakort me shefin sjam dakort me ty ,ti je nenpunesja zbatuese,je pergjegjesia e finances .

Fatbardha Pashollari -Per qellime te mira,ne nje rast per vitin e ri une nuk eshte se eshte abuzim.

Drita Mandrea-Nuk eshte abuzim?

Fatbardha Pashollari -Jo.

Drita Mandrea-Per mua eshte abuzim.

Fatbardha Pashollari –  Shko tek shefi edhe fol.

Drita Mandrea-Bardha nuk eshte puna shko tek shefi flit me shefin.

Fatbardha Pashollari – Kemi qasje te ndryshme.

Drita Mandrea-Si?

Fatbardha Pashollari – Kemi qasje te ndryshme. Se ti thua nuk jam dakort, se shefi eshte i rregullt dhe c’ne kjo.

Drita Mandrea-Sepse ne bisede qe kam bere une per dietat dhe sherbimet me ka kerkuar nje korrektesi.

Fatbardha Pashollari –  Korrekt ka qene ai .

Drita Mandrea- Pse kjo korrektesi eshte?

Fatbardha Pashollari –  Po te thash pra ne kemi qasje te ndryshme.

Drita Mandrea-Ajo eshte shume e vertete qe kemi qasje te ndryshme.Megjithate ju e keni bere si..

Fatbardha Pashollari –  Jo ju, jo une. Por ti je drejtore këto qe te thashe une mund t’i verifikosh. Se me thua pastaj, jo une jam andej.Kjo eshte pjesa bashkepunuese. Nuk je dakort me kete, mund te shkosh tek shefi ta sqarosh.

Drita Mandrea-Mua nuk me ka thene gje shefi Bardha. Kur te me thote gje shefi atehere i flas shefit. Mua s’me ka thene gje shefi, kto po mi thua ti.

Fatbardha Pashollari –  Eshte edhe nje gje ne pjesen e asaj.Kur kryeinspektori nxjerr nje urdher dhe une nuk e di konceptin tend.

Drita Mandrea-Sme ka ardhur urdhri.A me ka ardh urdher dhe nuk e kam firmos une?Absolutisht,cdo lloj urdheri une e kam firmos.Autorizim,me erdhi Gazi sot me plan pune ….

Fatbardha Pashollari –  Me rregullore puna behet edhe me fjale edhe me elektronike behet edhe me shkresa zyrtare.Puna.E ke me rregullore.

Drita Mandrea-Po mua sme ka ardhur .Me thuaj pra ku eshte?

Fatbardha Pashollari –  Ja pra a po ta them une tani.Po ta them, une kte gje.

Drita Mandrea-Si, ti vartesja ime me thua per urdhera pune qe do te japi titullari.

Fatbardha Pashollari –  Eshte nje urdher te thash nga kryeinspektori qe do te beje nje mbremje te mire edhe do ta mbuloje.I ezauroj shkallet,nuk pati gje se nuk i aprovoj ministri kshu fond te vecante edhe u mendua ne kte lloj forme.

Drita Mandrea-Dhe si perfundim urdheri eshte per te gjithe njelloj? Si?

Fatbardha Pashollari –  Urdherin e nxjerrin drejtori teknik,cpune kemi me drejtorine teknike.

Drita Mandrea-Skam pune une me urdherin.

Fatbardha Pashollari –  Urdheri nxirret nga drejtori teknike.Une jap urdher se une jam per inventarizimin edhe …

Drita Mandrea-Edhe sa dite, sa nete?

Fatbardha Pashollari –  22 mije leke pra thash..4 dieta.

Drita Mandrea-Per secilin?

Fatbardha Pashollari –  Po.

Drita Mandrea-Po sa kushton mbremja e vitit te ri per person?

Fatbardha Pashollari –  Nje diete eshte per mbremjen edhe diferenca eshte per punonjesit.

Drita Mandrea-Nje diete? Po pse ca do beje ne mbremje 55 mije leke?

Fatbardha Pashollari –  Degjova qe do flasi edhe do ftoje njerez shefi..megjithate sqarohemi.Degjova qe do ftoj njerez.

Drita Mandrea-Mua sme ka thene njeri gje,dhe kjo gje per mua eshte nuk e di  ka menyra te tjera per ta realizuar.

Fatbardha Pashollari –  Ste ka thene njeri gje,po une cfare jam qe po te them.Apo une jam hu gardhi.

Drita Mandrea-Jo nuk je hu gardhi ti,ti je nje nenpunesi qe ne fund te fundit je vartesja ime dhe nuk mund te me japesh ti direktiven qe do behet keshtu.Ti sipas teje me thua qe ka thene shefi,mua sme ka thene.

Fatbardha Pashollari –  Nuk eshte direktive mos I ngaterro gjerat dhe une po te informoj per buxhetin.Kjo nuk eshte direktive .Eshte nje urdher I kryeinspektorit edhe une po te informoj.Ku qendron pjesa e direktives.

Drita Mandrea-Urdher skam pare gje pra.As me ka thene me fjale,as me email ,as me urdher.Ne kte pikepamje une nuk jam dakort nga ana juridike.

Biseda ku shefja e Financës tregon procedurat fiktive për riparimin e automjeteve të institucionit

Fatbardha Pashollari –  Une ta shpjegoj edhe njehere,per mua nuk ka asgje te keqe,ti i zmadhon gjerat.Une kam bere gjithmone edhe behen gjithmone.

Drita Mandrea- O Bardha si behen gjithmone? Te besh nje prokurim makine,sherbim makine kur ska ,kur seshte bere ai sherbim makine dhe te besh per te likujduar punonjesit qe eshte kontraktuar nje firme.

Fatbardha Pashollari –Une bera pompen qe iku ne Turqi ai,riparimin e pompes,per punen behen Drita nuk ka asnje gje te keqe.

Drita Mandrea- Si bere pompen,pompen beje por jo te besh riparim makine dhe ta kalosh per te paguar punonjesit.Kjo eshte shkelje.Bardha nuk eshte mendim profesional ai qe thua ti.

Fatbardha Pashollari –  Per mua,do e bej si te thuash ti

Te me thuash mua qe eshte mendim profesional per te bere makinen dhe me leket e makines te paguash punonjesit qe jane roje private ..

Fatbardha Pashollari –  Ska asgje te keqe..

Drita Mandrea- Ska asgje te keqe? Dhe tma imponosh mua?

Fatbardha Pashollari –  Po mos i bej mi Drita

Drita Mandrea- Dhe tme thuash pastaj qe une jam nepunese zbatuese jam komision prokurimi.

Fatbardha Pashollari –  Ti me detyron mi Drita.

Drita Mandrea- Per cfare te detyroj ,kam thene ta besh,me thuaj po jo?

Fatbardha Pashollari –  Une flas si nenpunese  zbatuese

Drita Mandrea-dhe ta kam thene ta besh..me thuaj ta kam thene ta besh?

Fatbardha Pashollari –  Drita..ti kapesh pas..

Drita Mandrea- Me thuaj pas kujt kapem me thuaj.

Fatbardha Pashollari –  Eshte shum e veshtire,

Drita Mandrea- Per cfare eshte e veshtire

Fatbardha Pashollari –  Kapesh pas nje gjeje dhe …

Drita Mandrea- Kjo eshte nje gje,po gjeja tjeter .Te besh likujdimin e nje mirembajtje dixhitalizim per 15 dite.Eshte e ligjshme kjo.

Fatbardha Pashollari –  Me thuaj pse e bera? Pse e bera? Ishte dhjetor ti e di,kishim me kohe?

Drita Mandrea- Po.

Fatbardha Pashollari –  Po nuk kishim me kohe.

Drita Mandrea- Ta lije fondin.

Fatbardha Pashollari –  O Drita po digjeshim 10 milion moj Drita.

Drita Mandrea- Po,me mire ta djegesh sesa te besh gabim.

Fatbardha Pashollari –  Cfare thua moj Drita?

Drita Mandrea-  Si cfare thua ?

Fatbardha Pashollari –  Po ta besh ko . O Drita po u be tenderi mi ..a u be tenderi…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA