Ky pallat është i firmes “EA-INVESTITOR” me pronar zotin Sokol Seitaj. Ai ndodhet në lagjen 17 në qytetin e Durrësit. Në lejen e ndërtimit ky pallat duhej të kishte 10 kate dhe një papafingo. Por në fakt ai është bërë 13 kate. Nga pamja e hekurave që dalin mbi katin e 3-të, duket se ndërtuesi ka ndërmend të ngrejë akoma më lart.
Nuk dihet nëse këto 3 kate shtesë janë bërë me leje apo pa leje. Por ajo që dihet mirë janë pasojat e tërmetit. Muret e këtij pallati u shkërmoqën dhe ranë në rrugë. Pesha e madhe nga katet shtesë kanë luajtur rolin e vet në këtë drejtim. Ndërsa banorët janë në ankth po ashtu duket edhe vetë pronari. Ai qëndron me një grup njerëzish para pallatit. Është me fat që mbi të nuk rëndojnë jetë njerëzish të humbura. Babëzia për disa kate më shumë tani do ti kushtojë më shtrenjtë, sepse I duhet të riparojë dëmet në të gjithë pallatin.
Top Channel