Shmangen surprizat në raundit e fundit të ndeshjeve në ‘Grupin E’ të Champions League. Liverpooli dhe Napoli, dy skuadrat pretendente, vijojnë në fazën tjetër, pasi i fituan ndeshjet respektive.
Kampionët në fuqi të Europës mposhtën me rezultatin 0-2 Salzburgun, me gola të Keita dhe Salah brenda dy minutave (57’ dhe 58’), ndërsa napolitanët shkatërruan 4-0 Genkun në “San Paolo” me tregolësh të Milik në pjesën e parë dhe finalizimin e Mertens, me 11-metërsh, në fraksionin e dytë.
Liverpooli e mbylli fazën e grupeve me 13 pikë, ndërsa Napoli me një pikë më pak. Shkon në Europa League Salzburgu (7 pikë), që kishte një mundësi të kualifikohej nëse fitonte me Liverpoolin dhe Napoli mposhtej nga Genku.
Shpëton postin e tij trajneri Carlo Ancelotti, të paktën për momentin, pasi mediet italiane kanë raportuar se De Laurentiis ka gati zëvendësuesin e tij, Genaro Gattuson.
Top Channel