Kreu i shtetit Ilir Meta ka mbërritur dhe po dëshmon në Prokurorinë e Tiranës.
Mbërritja e tij ishte rreth orës 12:00. Ai shoqërohej nga këshilltari juridik Bledi Dërvishi që mbante me vete një çantë të zezë. A janë në këtë çantë të zezë prova të reja kundra zotit Dvorani?
Presidenti Meta bashkë me juristët e presidencës mendojnë se kreu i KED-së, Ardian Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Shpërdorimi i detyrës është kolona kryesore ku bazohet padia. Dëshminë e tij presidenti Meta është duke i dhënë përpara prokurorit Alket Mersini.
Ilir Meta është thirrur në Prokurori për kallëzimin ndaj Dvoranit, ku pritet që të shpjegojë faktin penal të pretenduar në kallëzimin ndaj Dvoranit.
Më 19 nëntor, Meta nënshkroi kallëzimin penal me akuzën për “shpërdorim detyre” ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.
Top Channel